Flash News

KRYESORE

Rama “mbyt” administratën në pushime, gazetari i Top Channel: Për këtë vit përfitojnë plot 150 ditë  

Rama “mbyt” administratën në pushime, gazetari i Top

Dje, qeveria ‘Rama’ vendosi sërish për t’i dhënë punonjësve të administratës një ditë më shumë pushim këtë nëntor.

Duke qenë se 28 dhe 29 nëntori është e mërkurë dhe e enjte, qeveria ka miratuar edhe 30 nëntorin, e premte, si ditë pushimi. Pra administrata i nis pushimet që më datë 28 nëntor, për t’u rikthyer në punë më datë 3 dhjetor.

Gazetari i Top Channel, Klodian Tomorri ironizon vendimin e qeverisë, duke i kujtuar Ramës që të mos e lodhë shumë administratën, e cila për këtë vit ka përfituar vetëm 150 ditë pushimi gjatë vitit.

“Mos ma lodh administratën!!

Me ketë pesëditëshin e fundit që u dha Rama pushim këtyre te shteti bëhen plot 150 ditë pushim për këtë vit.

Ndërkohë nga sot deri në datën 27 nëntor në zyrat e shtetit ka vetëm një temë bisede:

Ku prenotove ti? Sa ditë dhe me sa e kape ofertën?

Mos ma lodh administratën”, shkruan gazetari.

Të fundit