Flash News

KRYESORE

Rama me çante anti-plumb në Shkodër, rezistente ndaj dy llojë armësh

Kryeministri Edi Rama u shfaq sot në Shkodër nën masa të larta sigurie. Përveç efektivëve të policisë dhe gardistëve, ra në sy edhe një buodigard i veshur civil me një çantë anti-plumb qe qendroi ne çdo moment prane tij.

Pajisja që ngjan me një çantë të zakonshme, hapet në momentin që duhet të mbrohet jeta e personaliteteve nga sulmet me armë ose sende të forta dhe po përdoret nga kreu i ekzekutivit që prej muajit prill. "Testimi është bërë me arme Luger 9mm dhe Magnum Remington 44", thuhet ne pershktimin e saj.

Nga një vëzhgim i thjeshtë, kostoja e pajisjes kushton disa mijera euro për shkak të elementëve të lartë të sigurisë.

Sipas te dhenave, jeleku ka keto karakteristika:

  1. Niveli i mbrojtjes është IIIA sipas standardit ndërkombëtar NIJ 010104 dhe 010106
  2. Është i bërë nga fibra të bardhë PE të cilët janë 15x më të forta dhe më të ashpra se çeliku
  3. Vetitë balistike zgjasin 10 vjet në përdorim normal
  4. Testimi është bërë me arme Luger 9mm dhe Magnum Remington 44
  5. I lehtë për mbajtje, pesha 2.4 kg
  6. Nuk përthith lagështi dhe ajër, mund të paloset, paketohet, fibrat nuk lëshohen
  7. Fibrat PE janë superiore në krahasim me çelikun dhe kevlarin
  8. Jeleku mbajtës është i zi, i lehtë për mbajtje, ka rrjetë 3d nga Anglia e cila ndan trupin nga pajisja balistike, bën izolimin, mundëson kalimin e ajrit.
  9. Jeleku mbajtës është i rregullueshëm në pjesën anësore të trupit me shiritin ngjitës, dhe rreth shpatullës me shirit ngjitës
  10. Jeleku është i zgjatur për mbrojtje shtesë të stomakut dhe abdomenit me 4cm
  11. Mbrojtja anësore është rritur me 2cm, mbrojtje shtesë për brinjët dhe brezin
  12. Jeleku mbajtës është konveks, pra ndjek linjat e trupit

 

 

 

 

Të fundit