Flash News

KRYESORE

Rama me elektoratin: Po e mbyll më mirë se po filloni edhe ju “Rama ik”

Rama me elektoratin: Po e mbyll më mirë se po filloni edhe ju

Në mbyllje të fushatës së tij në Himarë, kryeministri Edi Rama pati një shkëmbim batutash me të qytetarët, në mbyllje të fjalimit të tij.

Ka qenë një moment kur njëri prej të pranishmëve bërtet “bravooo”, që e ka bërë kryeministrin të ndërpresë fjalën e tij.

Rama e cilësoi këtë brohoritje si një padurim i elektoratit që ai të mbaronte sa më shpejt.

“Ka të drejtë që bërtet se mezi po pret të mbaroj. Nuk i vë faj se është edhe vapë. Po e mbyll më mirë se po u rrëzova do filloni edhe ju pastaj, “Rama ik”, tha Rama.

Të fundit