Flash News

KRYESORE

Rama me karrige bosh në Prrenjas/ Boçi: Braktisja e madhe ka nisur

Duket se kryeministri Rama po i humbet gjithnjë e më shumë simpatizantët, duke parë edhe numrin e vogël të pjesmarrësve në takimin me qytetarët që ai pati sot në Prrenjas. Deputeti i djathtë Luçiano Boçi ka postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook foto të takimit të Ramës në Prrenjas, ku duken qartë karriget bosh. “Braktisja e madhe ka filluar. Zgjedhje më 30 qershor nuk ka”, shkruan Boçi.

Kujtojmë se ditën e djeshme kryeministri Rama u prit me protesta në Lushnje dhe policët kanë qenë të detyruar ta merrni në mbrojtje.

Të fundit