Flash News

KRYESORE

Rama me ‘Super Start: Shkarkoni aplikacionin kundër informalitetit

Në kuadër të luftës kundër informalitetit qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion të qytetarëve, aplikacionin ‘Super Start’.

Kryeministri Edi Rama e ka postuar në faqen e tij në facebook këtë aplikacion, duke ju kërkuar shqiptarëve ta shkakrojnë atë në celularët e tyre. Me anë të këtij aplikacioni qytetarët mund të bëjnë denoncimet e tyre dhe sipas kryeministrit, do të ruhet koefidencialiteti i të gjithëve.

Ai shkruan se në ditën e parë të këtij aplikacioni, janë kryer deri në mesditë plot 59 denoncime.

“59 denoncime deri në orën 13.30 në ditën e parë të aplikacionit të ri! Respekte dhe faleminderit për kontributin. Denoncimet tuaja po ndiqen, një e nga një, në terren nga grupet e gatshme të kontrollit tatimor.

Aplikacioni STOP INFORMALITETIT gjendet në App Storehttps://apps.apple.com/…/a…/stop-informalitetit/id1476196781 ose në Play Store https://play.google.com/store/apps/details…

Shkarkoje në smartfonin tënd dhe mos i’a përto hiç atij që refuzon të të japë kuponin; atij që të paguan në të zezë apo refuzon të të paguajë sigurimet e shëndetit e të pensionit; atij që të bën konkurencë të pandershme; atij që të vjen për kontroll në biznesin tënd dhe sillet keq apo kërkon rryshfet.

Denoncimi yt është i fshehtë dhe konfidencialiteti 100% i garantuar😊 #ZeroTolerancë🤜 ndaj abuzuesve” , shkruan Rama në facebook.

Të fundit