Flash News

KRYESORE

Rama me Vuçiç e Zaev në Durrës, shohin nga afër dëmet e tërmetit; Gjukanoviç u bashkohet me vonesë

Kryeministri Edi Rama ka shoqëruar liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi në Durrës, një nga qytetet më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Të shoqëruar nga ministri Blendi Çuçi, ata kanë parë nga afër gjendjen e krijuar pas tërmetit në një nga komplekset më të goditura, që pas 26 nëntorit është shpallur i pabanueshëm për shkak të dëmeve dhe cilësisë së punimeve.

Siç duket, të pranishëm janë presidenti serb Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ndërsa disa minuta më vonesë takimit i është bashkuar edhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Ata janë mbledhur në Shqipëri për takimin e tretë të samitit të mini-Shengenit ballkanik, ndërsa kujtojmë se Kosova ka refuzuar pjesëmarrjen.

Të fundit