Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Rama merr ministrat dhe largohen nga Tirana, mbledhje të përbashkët me homologët fqinj
Kabineti qeveritar i Shqipërisë dhe shtetit fqinj të Malit të Zi pritet që të zhvillojnë ditën e sotme një mbledhje të përbashkët në Shkodër. Si vend për këtë takim të përbashkët mes dy qeverive sipas burimeve nga mediat lokale është përzgjedhur që të jetë fototeka kombëtare “Marubi”.
Përveç ministrave pritet që të jenë të pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Malit të Zi Dushko Markoviç.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se mes dy qeverive do të firmosen disa marrëveshje bashkëpunimi që kanë të bëjnë me zhvillimin e dy shteteve fqinje.
Në fund të këtij takimi të qeverisë së Shqipërisë dhe Malit të Zi do të ketë edhe një konferencë për shtyp të përbashkët nga kreu i qeverisë shqiptare dhe atij të Malit të Zi.