Rama merr në mbrojtje Tahirin: Refuzojmë kërkesën për arrestimin e tij

Kryeminsitri Edi Rama duke folur në mbledhjen e grupit parlamenatr të PS-së për çështjen Tahiri tha se nuk mund të arrestohet deputeti pa u marrë asnjëherë në pyetje.

Rama tha se faktet e paraqitura nga prokuroria janë të dyshimta ndërsa gjatë fjalës së tij, solli në vëmendje edhe bugosjen e ish-kreut të PS-së Fatos Nanon.

“Nuk i njoh prokurorët që ulën institucionin në pikën më të ulët para qytetarëve. Katër fletët e bakallit nuk e justifikojnë arrestimin e një deptueti. Kërkesën për arrest e refuzojmë unanimisht”, deklaroi ndër të tjerash Rama.