Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Rama merr “shuplakën” e radhës nga ndërkombëtarët; pas Bundestagut vjen kërkesa e PE-së: Përmbushni detyrimet nëse doni negociatat!
Pas ambasadorit të BE, Luingi Soreca dhe zv/kryetarit të CDU-CSU-së në Bundestagun gjerman, Wadephul, tre eurodeputetë të spektreve të majta dhe të djatha në PE i kërkojnë qeverisë dhe Kuvendit të respektojnë marrëveshjen e 5 Qershorit.
Përmes një deklarate të përbashkët, David McAllister, Isabel Santos dhe Manolis Kefalogiannis, i kërkojnë Kuvendit dhe qeverisë së Shqipërisë që mos dëmtojnë konsensusin e arritur me opozitën, por të miratojnë marrëveshjen e 5 qershorit pa ndryshime.
Sipas eurodeputetëve, çdo modifikim i kësaj marrëveshje pa konsensus rrezikon Konferencën e Parë Ndërqeveritare për integrimin drejt BE.
Sikurse Bundestagu edhe anëtarët e PE-së, dalin kundër qeverisë për ndryshimet Kushtetuese, ndërsa theksojnë se “çdo vend ka të drejtë të vendosë vetë mbi sistemin zgjedhor të tij, por nga praktikat më të mira ndërkombëtare rekomandimi është që çdo ndryshim në sistem duhet të bëhet në mënyrë gjithpërfshirëse të paktën 1 vit para zgjedhjeve të ardhshme të planifikuara”.
Deklarata e përbashkët e 3 eurodeputetëve:
Shqipëria rrezikon shumë. Paralajmërojnë eurodeputetët
-
Zbatimi i plotë i marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore, e cila është cilësuar si shumë e nevojshme për fillimin e negociatave
•
Qeveria dhe opozita duhet të ruajnë konsensusin ndër-partiak
Në një deklaratë të përbashkët, tre eurodeputetët dhanë një mesazh të fortë: Nëse Shqipëria dëshiron të fillojë negociatat për pranimin në BE, ajo duhet të zbatojē angazhimet e saj.
Në një deklaratë të përbashkët, Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme David McAllister (PPE, Gjermani), Raportuesi i përhershëm për Shqipërinë Isabel Santos (Socialistët Europianë, Portugali) dhe Kryetari i Delegacionit të Parlamentit për Shqipërinë Manolis Kefalogiannis (PPE, Greqi) i kërkuan Parlamentit shqiptar të miratojë sa më shpejt Marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore.
Ne presim që shumica parlamentare të miratojë ndryshimet e nevojshme pa dëmtuar konsensusin e arritur midis Qeverisë dhe Opozitës më 5 qershor. Çdo modifikim i Marrëveshjes pa arritur një konsensus me të gjitha partitë politike, mund të rrezikojë realizimin e Konferencës së Parë për negociatat e anëtarësimit, dhe për rrjedhojë të ngadalësojë procesin e integrimit europian.
Çdo vend është i lirë të vendosë dhe përmirësojë sistemin e tij zgjedhor sipas kontekstit kombëtar dhe konsensusit. Sidoqoftë, praktikat më të mira ndërkombëtare rekomandojnë që çdo ndryshim në sistemin zgjedhor duhet të bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente, duke filluar të paktën një vit para zgjedhjeve të ardhshme të planifikuara. Ne besojmë se Shqipëria do t’i respektojë këto rekomandime dhe do të punojë më tej drejt arritjes së rezultateve të qëndrueshme në fushat kryesore të reformës.
Parlamenti Evropian është i përkushtuar të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit evropian dhe është i gatshëm të punojë me Parlamentin shqiptar në lehtësimin e dialogut dhe ndërtimin e konsensusit mbi reformat thelbësore në fushat e demokracisë, sundimit të ligjit dhe përgjegjshmërisë (llogaridhënies) së institucioneve që janë të domosdoshme për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Historiku
Shqipëria paraqiti kërkesën për anëtarësim në vitin 2009 dhe iu dha statusi i kandidatit në vitin 2014. Këshilli vendosi të hapë negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut më 25 mars 2020, pas propozimeve të Komisionit për një metodologji të rishikuar për zgjerimit.
Në qershor të vitit 2020, Komisioni paraqiti draft-projektin për bisedimet që, pasi të finalizohen, do të përdoren për të negociuar anëtarësimet në BE të dy vendeve të Ballkanit. Shtetet Anëtare të BE-së duhet të miratojnë këto dokumente dhe Presidenca e Këshillit do t’i paraqesë ato në fillimin e negociatave të pranimit. Publikimi i raporteve të zgjerimit të Komisionit Evropian për vitin 2020 është shtyrë deri në vjeshtë për shkak të pandemisë COVID-19.
Informacione të mëtejshme
Komisioni për Punë të Jashtme
Delegacioni i Parlamentit Evropian në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri (SAPC)
Snježana KOBEŠĆAK SMODIŠ
Zëdhënësi për shtyp
(+32) 2 28 32547 (BXL)
(+33) 3 881 74007 (STR)
(+32) 470 96 08 19