Flash News

KRYESORE

Rama mesazh administratës pas ‘kurbanit’ te Tatimet: Kush s’përmbush indikatorët, shkarkohet!

Rama mesazh administratës pas ‘kurbanit’ te Tatimet: Kush

Pasi sqaroi se Enton Duro u shkarkua nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve për mungesë rezultatesh, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar edhe pjesën tjetër të administratës.

Duke iu drejtuar konkretisht drejtorisë së Tatimeve dhe Inspektoratit të Punës, Rama u ka përcjellë një mesazh të prerë se kush nuk përmbush indikatorët e përcaktuar për rezultatet e punës nga ministria e Financave nuk do të jetë më pjesë e administratës.

“Situata politike e 6 mujorit të vitit ka qenë në disfavor të punës dhe performancës së shtetit, në këtë aspekt mund të ketë hapësi për një mirëkuptim me bizneset, por jo me administratën. Nuk është i mirëkuptuar asnjë drejtues që nuk përmbush objektivin e rezultatit. Ministria e Financave dhe Ekonomisë kanë vendosur indikatorë performance që nuk ndiqen për çdo kontroll të thelluar. Kush nuk arrin indikatorët, nuk mund të jetë më pjesë e kësaj administrate as Tatimet as në Inspektorati i Punës”, paralajmëroi shefi i qeverisë.

Të fundit