Flash News

KRYESORE

Rama mesazh Bashës nga Samiti i Diasporës: Kur do flasim?!

Rama mesazh Bashës nga Samiti i Diasporës: Kur do flasim?!

Kryeministri Edi Rama nga samiti i Diasporës i cili po zhvillohet në Tiranë i ka bërë ftesë kryedemorkatit Lulzim Basha që të dialogojnë.

“Për ata që ishin të ishin të ftuar por nuk janë këtu, unë ju them vetëm një gjë. Kur do flasim?”, u shpreh Rama.

I vetëdijshëm për situatën kritike politike në Shqipëri Rama u shpreh, “Unë nuk mund të bëj sikur nuk jem në Tiranë e këtu nuk ka ndodhur asgjë këto ditët e fundit. Është historia e shqiptarëve që i kundërvënë shqiptarëve, jo për flamurin, vendin, ideale e ide, por thjesht për hesapet e vogla të katundit, të klubit, të mjedisit politik. Shqiptarët kundër shqiptarëve këtu në Shqipëri kanë ushqyer një ide me të gjitha mënyrat dhe e kanë shpërndarë përtej kufijve se kjo kohë është koha kur në vend lindur kriminelët dhe na kanë pushtuar kriminelët parlamentin”.

Kujtojmë që kryedemokrati Lulzim Basha refuzoi të marrë pjesë në samit, pasi sipas tij Samiti është fasadë e njeriut që i nxiu faqen Shqipërisë.

"Ne i kemi një borxh të madh diasporës, ndaj nuk mund të pranoj kurrë përdorimin e saj si fasadë nga njeriu që mbushi kampet e azilkërkuesve me 300 mijë shqiptarë duke i përzënë nga shtëpitë e tyre, ja nxiu faqen Shqipërisë me kanabisin dhe ja dorëzoi vendin oligarkëve dhe krimit. Shqipëria ka nevojë jetike për ndihmën dhe kontributin e diasporës. Unë dhe Partia Demokratike mirëpresim krahëhapur mbështetjen e saj dhe bashkëpunimin e ngushtë e të sinqertë për të ndërtuar në Shqipëri mundësitë, sigurinë, lirinë dhe vlerat që ata gëzojnë në vendet ku jetojnë”, shkruante Basha në Twitter dje.

Të fundit