Rama mesazh bizneseve: O do zbatoni ligjin, o do ngeleni me gisht në gojë

Kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij janë të vendosur që të zhdukin informalitetin në vend. Me një mesazh në Facebook, kreu i ekzekutivit u dërgon nj mesazh të qartë tregtarëve në vend: “O do futeni në rreshtin e ligjit, ose do mbeteni me gisht në gojë”.

Rama e bëri të qartë se nuk do të ketë asnjë tolerancë për ata persona të cilët fusin duart në xhepat e njerëzve dhe prekin arkën e shtetit.

“KOKA BEN KOKA PESON dhe nuk thotë kot populli, TAHMAJA E MADHE TE LE PA GJE🤮Vazhdoni bosa vazhdoni, luani si miu me macen me shtetin e me konsumatorin, se do ta paguani me qimet e kokës këtë lojë; kush më shpejt e kush më vonë, o do futet në Rreshtin e Ligjit dhe s’do prekë lekët e popullit që ka brenda kuponi për çerdhe, kopshte, shkolla, ambulanca, spitale, O DO MBETET ME GISHT NE GOJE🤭

#ZeroTolerancë🤜për këdo që fut duart në xhepat e njerëzve sa majtas e sa djathtas dhe prek arkën e shtetit👊”, ishte statusi i Ramës, i cili postoi disa foto të bizneseve të mbyllura për shkelje.