Flash News

KRYESORE

Rama mesazh Panuccit: Do mbash me sukses barrën e rëndë të trashëgimisë së De Biasit

Rama mesazh Panuccit: Do mbash me sukses barrën e rëndë të

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjetin social “facebook” i uroi mirëseardhjen trajnerit të ri të kombëtares shqiptare.

“Le të urojmë që traineri i ri i kuqezinjve, Christian Pannuci, një kampion i madh në fushë dhe një lider i ri në stol, do ta mbajë me sukses barrën e rëndë të trashëgimisë së De Biazit. Forca Shqipëria”, shkruan kryeministri Rama.

Christian Panucci është zyrtarisht trajner i Kombëtares shqiptare të futbollit. Tekniku italian dhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka firmosën kontratat në konferencën e shtypit të mbajtur këtë të mërkurë.

Presidenti Duka shprehu bindjen se Panucci është emri i duhur.

Trajneri i ri Kombëtares u shpreh i nderuar. Ai tha se nuk e pati të vështirë t’i thoshte po Shqipërisë dhe konfirmoi se objektivi është kualifikimi në Euro 2020 dhe këtij objektivi do t’i shërbejnë edhe katër ndeshjet e mbetura të eleminatorëve të Botërorit.

Të fundit