Flash News

KRYESORE

Rama – Meta darkë në Lalz? Flet zëdhënësi i presidentit

Rama – Meta darkë në Lalz? Flet zëdhënësi i

Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit mohon se Ilir Meta ka darkuar me kryeministrin Edi Rama në Gjirin e Lalzit. “Ky është një thashetheme plazhi!”, i ka thënë ai shkurtimisht gazetës Panorama. Sipas gazetës Dita, që publikoi e para lajmin, takimi ka ndodhur dy ditë më parë dhe është mbajtur larg syrit dhe vesëhëve të publikut.

“‘Kjo do ishte hera e dytë që Rama dhe Meta takohen jopublikisht gjatë kohës së krizës politike. Sinjali për një takim mes tyre u dha nga një foto e Metës disa ditë më parë botuar nga vetë ai në rrjete sociale. Aty Meta shfaqej me personin që ka ndërmjetësuar edhe darkën e famshme mes tij e Ramës në të njëjtin vend.

Përse duhet të takohen fshehtas Presidenti dhe Kryeministri, të cilët duken kaq të acaruar në publik, mbetet pyetje ende pa përgjigje. Por ndërkohë në mbledhjen e fundit të Komisionit Parlamentar “për shkarkimin e Metës” pati një devijim “të pakuptueshëm”.Të paktën për publikun”, raportonte gazeta Dita.

Raportet me dy krerëve të shtetit, publicist, janë në ditët e tyre më të keqija. Meta, nga njëra anë nuk njeh zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa Rama ka ngritur një komision hetimor, ku kërkon shkarkimin e tij.

Të fundit