Flash News

KRYESORE

Rama “mirëmëngjes” me Politiko.al

Kryeministri Edi Rama nuk ka uruar sot “Mirëmëngjes” duke promovuar punën e qeverisë, por me lajmin e Politiko.al.

Ditën e djeshme Politiko.al publikoi të dhënat e Twiplomacy, institucion që monitorin rrjetet sociale të liderëve dhe organizatave në të gjithë botën. Sipas këtij institucioni, Rama renditej ndër 10 liderët më aktivë në Facebook me mbi 13 milion reagime, sa i përket (share, komente dhe like).

Teksa ka publikuar lajmin e Politiko.al, Rama shkruan, “MIRËMËNGJES dhe me këta që thonë se unë qenkam një nga 10 liderët më aktivë në facebook në botë, po nuk thonë që në botë s’ka të tjerë si ju, që më ngacmoni me komentet tuaja këtu🙃duke rritur aktivitetin tim komunikues në këtë rrjet, ju uroj një ditë të mbarë”.

Ndonëse Politiko.al është ndër të vetmet portale opozitare me qeverisjen dhe kritike me kryeministrin, Rama i ka bërë share një lajmi tonë; duke na nxjerrë për një ditë nga 'kazani'.

Të fundit