Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Rama mohon akuzat e Bild: Artikulli është shkruar në Tiranë nga dy persona
Kryeministri Edi Rama ka mohuar akuzat e gazetes Bild, që e cilësoi si gangster dhe të përfshirë në dosjen '184' në blerjen e votave ne Diber. Në emisionin ‘Opinion’, ai deklaroi se artikulli eshte shkruar nga Ylli Manjani dhe gazetari Basir Çollaku.
“Bildi është një tabloid. Nuk kam asgjë për të thënë. E ka shkruar Ylli Manjani dhe Basir Çollaku. Këta te dy janë furnizuesit dhe autoret e këtij shkrimi. Unë po përgjigjem dhe po të them qe Bildi ka bere një publikim bazuar ne këto burime. Njeri është i TV Shijakut dhe tjetri i 'filxhanit”, deklaroi Rama që mohoi së është i përfshirë në dosjen 184.
“Ju më kërkoni të kujtojë fjali specifike nuk mund ta kujtojë, ajo që kurrë nuk ka ndodhur që unë të merrem me këto pisllëqe që kanë marrë përsipër ti pastrojë ata që janë shkaku kryesor i krijimit të këtij pisllëku në Shqipëri. Për asnjë arsye në botë që të përballem me çdo lloj ballafaqim dhe hetimi”, shtoi ai.
Artikulli i Bild shkruante se “më 11 shtator të vitit 2016, Rama i telefonoi kreut të një komisioni zgjedhor rajonal për të pyetur nëse zgjedhjet kishin shkuar ashtu siç ishte diskutuar. Përgjigja e drejtuesit të zgjedhjeve: Po, shef, gjithçka siç e kemi diskutuar. Rasti është i njohur në Shqipëri si ‘Dosja 184’"
Artikulli u kundërshtua nga deputetja Blerina Gjylameti, që deklaroi se opozita ka paguar para për të, ndërsa Elona Gjebrea paralajmëroi se do ta padisin gazetën për shpifje