Flash News

KRYESORE

Rama mohon dhunimin e gazetarit Alfred Lela: Është procedurë e policisë, mos fantazoni

Rama mohon dhunimin e gazetarit Alfred Lela: Është procedurë e

Në një komunikim live me News 24, kryeministri Edi Rama u pyet për dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve në ditën e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Duke marrë rastin e dhunimit të gazetarit Alfred Lela, gazetarja Nisida Tufa e pyeti kryeministrin se si e quan sjelljen e policisë.

Për kryeministrin, policia nuk ka ushtruar dhunë, por ka qenë duke bërë vetëm detyrën. Ai tha se edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës policia sillet në të njëjtën mënyrë.

Gazetarja: Po rastin e gazetarit Lela si e shpjegoni? Po ju sjellim edhe njëherë pamjet.

Rama: Diskutojmë nëse në SHBA apo diku tjetër konsiderohet dhunë kjo sjellje.

Nëse e quani dhunë kur policia është në krye të detyrës dhe  i kalon nga sipër gazetarëve dhe kamerave për tu marrë me ata që janë objekt i operacionit nuk di ç’të them.

Gazetarja Nisida Tufa: Me gjithë respektin po ju ju ftoj të shihni këtë foto

(Gazetarja tregon foton e momentin kur Alfred Lela shtrihet përtokë).

Rama: Kjo foto nuk tregon asgjë. Është një shkelm apo është një person që neutralizohet nga policia?

Gazetarja: Zoti Rama kërkuat filmimet ja ku janë.

Rama: Çfarë ka këtu? Ku është dhuna këtu? Janë pamje të neutralizimit të trupave. Edhe në SHBA njerëzit shtrihen përtokë gjatë operacioneve policore. Mos fantazoni kot.

Prania e policisë nuk është dhunë e dashur. Mendoj se policia e shtetit është sulmuar dhe provokuar fizikisht gjatë protestës.

Të fundit