All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Rama mund ta kandidojë për kryetare bashkie në Tiranë? Përgjigjet Manastirliu

Rama mund ta kandidojë për kryetare bashkie në Tiranë?
All - Paragraf - 1

Ministrja e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Sociale, Ogerta Manastirliu ka qenë e ftuar në ABC News përballë Mirela Milorit dhe i është përgjigjur zërave që qarkullojnë se Edi Rama mund ta kandidojë për kryetare bashkie në Tiranë, në vend të kreut aktual të Bashkisë, Erion Veliaj.

All - Paragraf - 3

Manastirliu theksoi se janë “Fake News” dhe që ajo po përqëndrohet vetëm tek detyra e saj si ministre.

“Fake News. Nuk kam absolutisht asnjë koment. Ne punojmë si një ekip. Unë jam e lumtur që kam një kryetar bashkie kaq energjik si Erion veliaj që gjithmonë e më shumë po na çon drejt Europës. Secili nga ne po bën detyrën e vet dhe unë kam detyrën time si Ministre e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Sociale”, u përgjigj Manastirliu.

Burime nga Politiko.al bëjnë me dije se ka një përpjekje të Ramës për ta “trembur” Velinë, duke sponsorizuar lajme sipas të cilave kryeministri nuk ka ndër mend ta kandidojë sërish për kryetar bashkie duke “vjedhur” emra si Manastirliu e të tjerë.

Të fundit