Flash News

KRYESORE

Rama 'ndërpret' pushimet për të reaguar për vettingun

Rama 'ndërpret' pushimet për të reaguar për

Që prej datës 1 gusht, kryeministri Edi Rama ka nisur pushimet dhe thuasje që prej kësaj dite reagimet e tij në rrjetet sociale, kryesisht Instagram, kanë qenë nga pushimet.

Por sot, duket se Rama ka vendosur të ndërpres për pak pushimet dhe ti rikthehet sërish vettingut.

“Ministria e Drejtësisë i kërkon KLD të nisë me urgjencë inspektimin për gjyqtaren Herila Çela dhe paralajmëron ndëshkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që s’kualifikohen nga Vetingu.

Vetingu, po zbulon në sytë e shqiptarëve pasuri të paimagjinueshme dhe shkelje ligjore të panumërta nga ana e gjyqtarëve e prokurorëve.

Vetingu mund e duhet ta pastrojë deri në fund llumin e mbështjellë me togën e zezë- në deklaratë për median zëvendësministri i Drejtësisë Toni Gogu”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Të fundit