Flash News

KRYESORE

Rama ndryshon drejtuesit politik të PS në qarqe

Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar disa prej drejtuesve politik të Partisë Socialiste në qarqe.

Rama ka vendosur largimin e Ilir Beqjes si drejtues politik në Dibër. Ish-ministrit të Shëndetësis i është besuar qarku i Kukësit së bashku me Mimi Kodhelin. Beqaj ka qenë edhe më herët drejtuesi politik i PS-së në qarkun Kukës por pak para zgjedhjeve të fundit Rama e largoi duke i dhënë qarkun e Dibrës.

Ndërkohë, si drejtuese politike në qarkun Dibër, Rama ka caktuar ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Kjo e fundit është hera e parë që i besohet detyra e drejtueses politike në rang qarku.

Ditën e nesërme Rama pritet të zhvillojë një takim me deputetët e PS në qarkun e Korçës dhe Elbasanit në kryeministri, si pikënisje e përgatitjeve të selisë rozë për zgjedhjet lokale të 2019-ës.

 

Të fundit