Flash News

KRYESORE

Rama ndryshon emërtimet, tani ka edhe analist në kabinet

Një ndër vendimet e miratuara sot në mbledhjen e qeverisë ka të bëjë me riemërtimin e disa strukturave si dhe posteve të administratës.

Sipas vendimit të zbardhur në faqen e kryeministrisë “Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit”, zëvendësohet me emërtesën “Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore”. Por ajo që tërheq më tepër vëmendje është zëvendësimi i emërtesës “Kryendihmës në kabinetin e Kryeministrit”, me “Analist në kabinetin e Kryeministrit”.

Në vendimin në fjalë është miratuar edhe niveli i pagave për nëpunësit civil.

Të fundit