Flash News

KRYESORE

Rama në Asamblenë e PS: Fjalët e mia kanë rënë në vesh të shurdhët

Rama në Asamblenë e PS: Fjalët e mia kanë rënë

Kryeministri Edi Rama në kritikat për ministrat gjatë Asamblesë së PS-së është shprehur se fjalët e tij kanë rënë në vesh të shurdhët dhe se qeveria nuk janë ministrat por njerëzit në territor.

“Fjalët e mia kanë rënë në vesh të shurdhët. Qeveria e Partisë Socialiste, nuk janë ministrat, janë ata që na përfaqësojnë në territor”, tha Rama.

Për punësimet nepotike, Rama u ka kërkuar socialistëve të lenë të gjitha funksionet në PS nëse duan të punësojnë të afërmit e tyre duke thënë se PS nuk mund të dal në opozitë për këto shkaqe.

“Ikni nga Partia Socialiste dhe do të merremi t’ju rregullojmë në punë të gjithë fare fisin. Lërini karriget, mandatet të gjitha, dhe keni të drejtë të thoni na rregulloni”, theksoi Rama.

Të fundit