Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Rama, në Berlin, nuk duhet t'i druhet vetëm Merkelit, por edhe Zaevit
Alfred Lela
Bodo Weber, një ekspert i çështjeve të Ballkanit dhe Europës Lindore në një intervistë për Politiko.al theksonte se kryeministri Rama ka arritur të kthejë kundër të vetmin aleat të Shqipërisë në rrugën e integrimit, qeverinë gjermane.
Rama do të takohet më shefen e kësaj qeverie gjatë ditëve të zhvillimit të Samitit të radhës të Procesit të Berlinit, një nismë gjermane për të ndihmuar në rrugën integruese të vendve të Ballkanit perëndimor, një realiteti politik brutal të njohur përmes shkurtimit 'zbutës' WB6.
Nuk do të jetë vetëm Angela Merkel, udhëheqësja e ekonomisë më të madhe të Europës, por edhe presidenti Macron i Francës, motori tjetër i madh i BE; më shumë se në kuptimin ekonomik, në atë politik dhe kulturor.
Duke iu referuar Weber, gjermanët nuk janë të lumtur me gatishmërinë e z. Rama për t'u lëshuar, me dëshirë të madhe, në prehrin e idesë së këmbimit të territoreve dhe ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi. Ndërkohë që gjermanët janë kundër, francezët janë pro. Dyfish e ndërlikuar, ndërkohë që francezët janë kundra zgjerimit të BE me WB6, gjermanët janë pro, në parim. Në këtë kuptim kursi gjeopolitik i Tiranës dhe sjellja politike në planin e brendshëm, e qeverisë Rama nuk ndryshon gjë në temperaturën e Macronit dhe Parisit. E kundërta mund të thuhet për Merkel dhe Berlinin.
Në një shtrirje më të gjerë gjeopolitike, vlen të thuhet se amerikanët ia kanë 'dorëzuar' Gjermanisë Ballkanin perëndimor dhe kjo kujdestari e 'mutter Merkel', ndërthuret me një vizion strategjik afatgjatë të politikës së jashtme gjermane në raport me Ballkanin, ku Shqipëria mbetet, sipas gjasave, fokusi kryesor, për arsye historike. Sigurisht, jo vetëm për ato.
Çfarë duhet të bëjë Rama me dy nga njerëzit më të fuqishëm të Europës, njëri prej të cilëve thuajse i painteresuar për Shqipërinë dhe vizionin e saj të zgjerimit (për të mos thënë negativisht i interesuar), dhe 'torrën' tjetër, së cilës i duhet të paktën t'i përmendë kryeministrit shqiptar lëvizjen e keqe, përkundër këshillave gjermane, në territoret e kufijve serbo-kosovare.
Pa harruar grupin parlamentar të CDU, që nuk ka përshpëritur gjëra të mira në veshin e Merkel, që nga incidenti i famshëm me lajmet negative në mediat proqeveritare në Tiranë, për deputetin e Bundestagut, Krishbaum dhe 'darkën e gabuar' në restoratin luksoz berlinez.
Në krah të Zoran Zaev, kryeministrit të Maqedonisë veriore, që e nxori vendin nga një impas i gjatë politik dhe gjeostrategjik, Rama do të ndjehet ndoshta si para statujës së Aleksandrit të Madh në Shkup. Maqedonia nuk ka arsye që të mos shohë dritë të gjelbër për hapin tjetër të integrimit dhe kjo do ta linte Ramën me sikletin e madh të 'mohikanit të fundit të integrimit', vetëm para Bosnjës dhe Kosovës, dy vende ende me problemet e multietnicitetit, kufijve dhe shtetformimit nëpër këmbë.
Kryeministri i Shqipërisë është kujdesur shumë që të shfaqet si 'lider rajonal', sa herë që në Ballkan janë shfaqur emergjenca dhe sa herë këto emergjenca e kanë çuar në dyert e samiteve me zyrtarë të lartë europianë. Paradoksi është se Zoran Zaev, më i pagjasi dhe më i shkurtri ndër 'gjatovinat' fizike dhe politike të Ballkanit, po shfaqet si liberali i vetëm në WB6.
Pse lëshimet e Ramës me kufijtë e Kosovës nuk mund të quhen akt liberal, kjo vjen për faktin e thjeshtë se, e para, kufijtë nuk janë të tijtë për t'u dhënë dhe, e dyta, se kjo 'bujari' plagoset nga dyshimi se është 'tregti' për përfitime politike dhe imazhi, më shumë se ide paqeje gjeostrategjike.