Flash News

KRYESORE

Rama në Berlin për të bindur Merkel, Valhutin ‘lumë’ kritikash në Tiranë: Ngecni duke folur vetëm për probleme

Rama në Berlin për të bindur Merkel, Valhutin

Ndërsa kryeministri Edi Rama vijon vizitën e tij dy-ditore në Gjermani, për takime me deputetët gjermanë, përfshirë edhe kancelaren Angela Merkel, për t’i bindur në hapjen e negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin nuk është treguar e kursyer sa i takon modelit qeverisës në raport me pushtetin vendor.

Ndërsa bëri një panoramik të situatës së të ardhurave vendore në raport me vendet e rajonit e më gjerë, Vlahutin theksoi se Shqipëria renditet në vendet më të dobëta.

Ajo mori shembull tre qytetet veriore si Kukësin, Bulqizën dhe Mirditën, si zona që referuar pasurive industriale, apo hidrike mund të mbështeten më shumë nga qeveria, megjithatë renditen si zona të varfra të vendit.

“Decentralizimi  fiskal është thelbësor. Kukësi është një prej zonave më të varfra në vend, papunësi emigracion. 70% e energjisë prodhohet atje dhe bashkia s’merr asnjë përfitim financiar, asnjë tatim.

Bulqiza është një tjetër rast. Atje zhvillohet industria minerare dhe vetëm 5% e të ardhurave i shkojnë bashkisë, ka nevojë të dëshpëruar për fonde.

Isha në Mirditë, i gjithë rajoni mund të përjetojë një rilindje të biznesit me një shumë prej 25 milionë euro që mund të investohet në prodhimin e verës. Duhet të ribëhen disa llogaritje të reja, bashkitë të jenë në gjendje të mbledhin të ardhurat e tyre e t’i investojnë, të dinë që të tërheqin investimet nga biznesi”, u shpreh Vlahutin, ndërsa e nisi fjalën e saj duke theksuar “ngecni duke folur vetëm për probleme, shërbimet publike dhe sociale, shteti i së drejtës, këto janë thelbësore”.

Të fundit