Flash News

KRYESORE

Rama në Elbasan, policia përplaset me protestuesit që kanë bllokuar rrugën

Rama në Elbasan, policia përplaset me protestuesit që kanë

Përplasje midis policisë dhe qytetarëve është shënuar mëngjesin e sotëm në hyrje të Elbasanit. Forca të shumta të policisë ndodhen në rrugën ku pritet të kalojë kryeministri Edi Rama, ndërkohë që protestuesit bëjnë thirrje për largimin e tij nga drejtimi i Qeverisë.

Uniformat blu kanë bërë të mundur zhbllokimin e rrugës, ku po protestonin qytetarët, ndërkohë që dëgjohen shpesh thirrjet ‘Rama ik’.

Të pranishëm në protestë janë edhe ish-deputetët e PD, Edmond Spaho, Luçiano Boçi dhe Endri Hasa.

Situatë e ngjashme ishte edhe dje në Shkodër, ku Rama shkoi në kuadër të turit ‘Bashkia që duam’.

Të fundit