Flash News

KRYESORE

Rama në Fier, biseda me Metën: “Jam tre hapa para teje”

Rama në Fier, biseda me Metën: “Jam tre hapa para teje”

Kryeministri Edi Rama thotë se e priste vendimin e presidentit Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve në Tetor. Kreu i qeverisë, sqaron se ai priste të organizoheshim me 21 tetor, (ditë e hënë), megjithatë shton se ai është tre hapa para opozitës.

“E kam parashikuar në një miting, mund ta shikoni në Instagram. Kështu vajti kjo punë. E parashikova që mund të ndodhte një datë e re dhe thashë 21 tetor. Ia kam thënë me kohë Ilir Metës, rri drejt, jam para teje. Të jesh tre lëvizje para tyre nuk është ndonjë gjë e madhe. Thash 21 tetor, tani u bë 13. Ështe vetem per t’u argentuar dhe për të qeshur. Kjo është e dhimbshme, por me keta karagjozë ne duhet të qeshim sepse historia e tyre duhet mbajtur mend gjatë”, përfundoi Rama.

Të fundit