Flash News

KRYESORE

Rama në Gjirokastër me mendje te përgjimet e Bild

Rama në Gjirokastër me mendje te përgjimet e Bild

Kryeministri Edi Rama në mitingun e radhës në Gjirokastër u ndal sërish te përgjimet e Bild. Kreu i qeverisë akuzoi sërish Prokurorinë e Krimeve të Rënda se nuk ka hetuar protagonistët e dosjes ‘339’.

“Përgjimet janë pjesë e një plani për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë. Pse nuk u bënë hetime; pse nuk i thirrën njërëzit; pse nuk kërkuan prova: ‘kjo që ështe thene ne telefon, është materializuar apo është muhabet telefoni’. Plaku i mbajti për ketë ‘ditë të zezë’ sepse i dinjë njerëzit budallenj”, theksoi Rama.

Sipas tij, PS i ka shpërblyer në të kaluarën të gjithë kundërshtarët dhe për këtë arsye  “mbase është krijuar ideja te ata, nga Saliu i pari, që socialistët janë njerëz të butë dhe nuk e duan konfliktin, kështu që hajde t’i marrim përpara se socialistët të hapin rrugë. Ajo kohë kur socialistët i hapnin rrugë budallait, ka mbaruar”.

“PS nuk ka për t’i hapur rrugë çetave që duan të marrin peng vendin, por përkundrazi, në 30 qershor do t’i japë një përgjigje ashtu siç e meritojnë”, theksoi Rama.

Të fundit