Flash News

KRYESORE

Rama në Gjirokastër premton një administratë pa parazitë e grabitqarë

Rama në Gjirokastër premton një administratë pa

Takimet me Ramën janë fytyra e vërtetë e kësaj administrate që drejtoi për katër vjet. U desh kaq kohë që kryeministri ta kuptonte se kjo administratë kishte “parazitë e grabitqarë që duhen larguar një orë e më parë” e që e kanë sorollatur, lodhur e vjedhur këtë popull. Janë me mijëra njerëzit që kanë halle që shkojnë e takojnë Ramën në dëgjesat publike. Dhe për Ramën, nga veriu n; jug, 95 % e ankesave janë çështje njerëzish, çështje administrate. Eshtë administrata ajo që bllokon lidhjet e qeverisë me njerëzit dhe njerëzve me qeverinë. “Nuk është se nga këto dëgjesa do zgjidhim të gjitha hallet, po do t’i vëmë në lëvizje e do të ndryshojmë komplet filozofinë e qeverisjes. Njerëzit kanë tortura të mëdha për të mbledhur letra. Vërtetime pa fund”, tha Rama.

Rama parashtroi platformën e qeverisjes. “Çdokush do regjistrohen që t’i dalin për zot ankesave që bën. Kryeministria nuk zgjidh problemet që duhet ta zgjidhi një zyrë. Duhet të vëmë në presion maksimal administratën.Ne në Gjirokastër kemi bërë shumë, por për katër vjet do bëjmë më shumë. Ka shumë potencial të pashfytëzuar. Duhen disa investime të mençura dhe do t’i bëjmë”, premtoi Rama. 

Të fundit