Flash News

KRYESORE

Rama në hall me të rinjtë, mesazh kandidatëve: Janë objektivi kryesor për vota

Rama në hall me të rinjtë, mesazh kandidatëve: Janë

Kryeministri Edi Rama e ndjen se nuk i ka pas vetes të rinjtë në Shqipëri dhe për këtë arsye të gjithë fushatën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare do e përqëndrojë te grupmosha e votuesve 18-34 vjeç.

Kjo vërtetohet nga fushata që ka nisur “takim me votuesit e parë”, duke udhëtuar në çdo cep të vendit për të reklamuar punët që ai pretendon se ka kryer qeveria, por edhe me udhëzimin që u ka dërguar kandidatëve për deputetë, të cilëve u sqaron se votat e të rinjve janë objektiv kyç i PS.

Sipas udhëzimin të publikuar nga “Shqiptarja”, PS u kërkon kandidatëve të fokusohen te votuesit e qendrës, të cilët i përkasin moshës 18-34 vjeç, janë të mirëarsimuar dhe janë më të fokusuar në kujdesin shëndetësor.

Ndonëse PS beson se kjo kategori ka preferencë më të madhe ndaj Edi Ramës sesa Lulzim Bashës, sërish socialistët  me këtë udhëzim tregojnë se nuk ndihen të sigurtë.

Zbardhet strategjia elektorale e PS dhe premtimi kyç i fushatës, Rama kërkon përvetësimin e reformës në drejtësi, i rikthehet ’97-ës

Të fundit