Flash News

KRYESORE

Rama: Në këto qytete do të lehtësohet lëvizja javën që vjen

Rama: Në këto qytete do të lehtësohet lëvizja

Kryeministri Edi Rama, në një lidhje të drejtpërdrejtë në Facebook ka njoftuar qytetarët për zonat ku do të bëhet një relaksim i lëvizjeve nga java që vjen.

Rama tha se do të bëhet relaksim lëvizjesh në qarkun Gjirokastër, në qarkun Dibër, por edhe në Librazhd, në Pogradec, Divjakë e Himarë.

 “Nga fillimi i javës tjetër, në një sërë zonash të vendit do të kemi një relaksim më të madh sesa në Tiranë apo zona të tjera me risk më të lartë të përhapjes së koronavirusit. Nuk do të hapet transporti nga një zonë në tjetrën në asnjë mënyrë, edhe për disa ditë dhe javë. Por do të lejohet lëvizje e relaksuar në zonat me risk të ulët, qarku i Gjirokastrës do të ketë më shumë lehtësira. Po ashtu Dibra e gjitha.

Bashkia e Divjakës do ketë më shumë lehtësim lëvizje, po ashtu Saranda, Konispoli dhe Himara me lëvizje të ndërmjetme edhe mes njëra tjetrës, plus Pogradeci dhe Librazhdi.

Jemi kuptuar mirë me ministren e Shëndetësisë. Ajo do bëjë me dije rregullat që do funksionojnë në këto zona. Hapja patjetër që sjell rrezikshmëri më të lartë por edhe mundësinë që numrat të rriten. Ne nuk mund të rrimë mbyllur deri sa të dalë vaksina, jam shumë dakord me shumë njerëz që mendojnë kështu, tha Rama.

Të fundit