Flash News

KRYESORE

Rama në krah të Haradinajt, përsërit të njëjta projekte të përbashkëta me Kosovën

Rama në krah të Haradinajt, përsërit të njëjta

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot një takim homologun kosovar, Ramush Haradinaj, me të cilin ka ripërsëritur projektet që kanë për qëllim unifikimin e hapësirës së përbashkët. Prej katër vitesh Rama flet për të njëjtat projekte, për të cilat premtohet realizimi, por ndërkohë kanë mbetur vetëm në letër.

Rama kërkoi sërish unifikimin e diplomave, heqjen e kufirit mes dy vendeve, një doganë të përbashkët në portin e Durrësit, seli të përbashkëta diplomatike në mbarë botën dhe krijimin e një Akademie Shkencash Shqipëri-Kosovë.

Për këto projekte, Rama premtoi finalizimin në mbledhjen e dy qeverive më 27 nëntor në qytetin e Korçës.

Edi Rama zbulon projektin e ri, kërkon Akademi të Shkencave të përbashkët me Kosovën

Të fundit