Flash News

KRYESORE

Rama në një mendje me Thaçin: Askush nuk do ta rishkruajë dot historinë e lirisë sonë

Rama në një mendje me Thaçin: Askush nuk do ta rishkruajë

Pas fjalës së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me intervitën e tij 4-ditore në Hagë, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Rama ka zgjedhur të citojë Thaçin, teksa shkruan "Askush nuk do ta rishkruajë dot historinë e lirisë sonë".

Këtë Rama e ka postuar bashkë me foton e Presidentit të Kosovës nga pritja e djeshme në pikën kufitare të Morinës.

Rama menjëherë pas publikimit të aktakuzave nga Prokuroria e Hagë për Hashim Thaçin, vizitoi vetë Prishtinën ku u takua me të gjithë liderët politikë përveç Ramush Haradinajt.

Po ashtu Rama kritikoi edhe Prokurorinë e Hagës për aktakuzën dhe mënyrën e formulimit të saj.

Të fundit