Flash News

KRYESORE

Rama në panik? Hyrja e Kryeministrisë bllokohet me skela hekuri

Kur ka mbetur edhe një ditë nga protesta e opozitës, kryeministri Rama duket se ka urdhëruar marrjen e masave të para. Në orët e vona të mbrëmjes së sotme, dera kryesore e kryeministrisë është bllokuar me skela hekuri, si një përpjekje për të parandaluar çdo tentativë të mundshme të protestuesve për të hyrë brenda.

Protesta e opozitës pritet të mbështetet nga mijëra qytetar nga i gjithë vendi, të pakënaqur me qeverisjen 6 vjeçare të Edi Ramës. Partia Demokratike me aleatët e saj, kërkojnë krijimin e një qeverie tranzitore pa Ramën kryeministër për të organizuar zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.

Të fundit