Flash News

KRYESORE

Rama në përurimin e hapjes së A2, gazetari: Ky televizion mund të quhet edhe ERTV2

Rama në përurimin e hapjes së A2, gazetari: Ky televizion mund

A2, është televizioni më i ri informativ, që do të nisë transmetimet zyrtare me datë 6 dhjetor. Prania e kryeministrit Edi Rama në ceremoninë e hapjes së televizionit ngjalli debate të shumta. Gazetari Basir Çollaku shkruan me ironi në një status në ‘Facebook’ se A2, i cilësuar ndryshe si CNN shqiptar nuk do jetë gjë tjetër veçse një ERTV2.

Statusi i plotë:

A2 dhe Rama si qoke, apo PPP informative...?!

Lexova diku ( madje edhe kam dëgjuar nga miq), mbase nuk do jete dhe mirë është të mos jetë e vërtetë, se ne përurimin e hapjes së ekranit më të ri A2, do të çelë "sinjalin" inaugurues me praninë e tij festive KM Edi Rama...

Nëse ceremonia është për qokë të Ramës, televizioni mund të quhet përkohësisht edhe ERTV2..

Largqoftë të jetë ky megainvestim në infrastrukturë dhe burime njerëzore, thjesht një PPP informative..

Një mik siç thuhet në të tilla raste më ndihmoi në plotësimin e të vërtetës..

Kjo nuk është asgjë e keqe. Pa paragjykuar askënd tjetër..thjesht për ta ilustruar më pak Kryeministër..

Të fundit