Flash News

KRYESORE

Rama: Në proces gjyqësor 17 çështje me "Fabrikën e Shpifjeve"

Rama: Në proces gjyqësor 17 çështje me "Fabrikën

Kyeministri Edi Rama në një postim në Twitter është shprehur se janë në proces gjyqësor 17 çështje me Fabrikën e Shpifjeve.

Sipas tij, 10 prej tyre pritet vetëm data e seancës por pa përmendur emrat e personave që janë në proces gjyqësor.

" 17 çështje gjyqësore me Fabrikën e Shpifjeve tanimë në proces. Për 10 prej tyre pritet vetëm përcaktimi i datës së gjyqit.Të shohim a do nxjerrin prova a do nxjerrin lekë për të blerë libra për shkollat 44 çështje të tjera janë rrugës për të hyrë në proces e shkuar deri në fund"-shkruan kryeministri.

Kujtojmë që këtë “nismë” Rama e pati bërë publike më herët, para ndryshimeve ligjore për paketën Anti-Shpifje

Nisma  e Ramës “Çdo shpifje në fondin e edukimit”.

“Asnjë ministër dhe asnjë deputet i Partisë Socialiste nuk do të tolerojë më asnjë shpifje. Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga kazani politik e mediatik, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë” qe shprehur Rama muaj më parë.

Të fundit