Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Rama në Shkodër merret vetëm me Voltana Ademin: Zgjohesh vetëm kur vij unë në qytet, në bashki nuk të merrja as si magaziniere
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në Shkodër një takim me votuesit e rinj. Në pjesën kryesore të fjalimit Rama është marrë vetëm me kryebashkiaken shkodrane, Voltana Ademi.
Rama e akuzoi Ademin se zgjohet nga gjumi vetëm kur ai shkon në qytet, ndërsa theksoi se në bashkinë e Tiranës atë nuk e do e merrte në punë as si magaziniere.
“Sot isha në Tiranë dhe më thanë se Vlotana më kishte marrë prap nëpër gojë. Voltanës i duket provokim kur unë vij në Shkodër. Por në fakt vetëm kur vij unë në Shkodër Voltana zgjohet nga gjumi. Pastaj mora vesh se kishte ngritur një çadër për të penguar këtë takim. Pyetja ime është ku është çadra? Çadra nuk është dhe ne u spostuam pak. Kështu tallet Voltana me njerëzit, me Shkodrën dhe me ata që e kanë votuar. Ju siguroj dhe u them pa asnjë lloj ekzagjerimi, unë kam qenë kryetar bashkie dhe Voltanën nuk e merrja as për magaziniere”, tha Rama.
Më pas kryeministri komentoi edhe vendimin e PD-së për të mos hyrë në zgjedhjet e 18 qershorit. Rama akuzoi PD-në se ka frikë nga drejtësia ndaj ka braktisur votuesit e saj.
“Prej 27 vitesh PD qeveris Shkodrën dhe prej 27 vitesh merr besimin e shumicës së shkodranëve duke vazhduar të luftojë me fantazmën e komunizmit dhe përfiton nga një ndasi që e përdor për të mbajtur pushtetin mbi Shkodrën. Ne kemi dashur të bëjmë shumë më tepër për Shkodrën, nuk e kemi bërë dot. Por të paktën dy dinasti të rëndësishme të Shkodrës, Marubin dhe Vllazninë i nderuam siç nuk i ka nderuar për çerekshekulli PD-ja. Ka ardhur koha që PD këtu në Shkodër të marrë ndëshkimin e merituar për harresën ndaj Shkodrës. Ne do i shërbejmë me sa të mundemi deri aty ku nuk na del Voltana përpara.
PD ka vendosur të arratiset nga fusha e betejës. Ka vendosur të braktisë zgjedhjet. E ka bërë këtë në radhë të parë për një arsye që e kanë marrë vesh të gjithë, sepse ka frikë nga drejtësia.
A mund të ma thotë kush se si mundet që dy prindër që votojnë PD-në ta pranojnë se partia për të cilën kanë votuar t’ju mohojë mundësinë atyre dhe fëmijëve të tyre të jetojnë në një vend ku demokracia është e barabartë për gjithë”, u shpreh Rama nga Shkodra.
Tension në Shkodër, të rinjtë e PD bllokojnë hyrjen e eskortës së Edi Ramës