Flash News

KRYESORE

Rama: Në shtator platformë bashkëpunimi me opozitën, përveç pushtetit të gjitha të tjerat janë në diskutim

Rama: Në shtator platformë bashkëpunimi me opozitën,

Kryeministri Edi Rama tha se në shtator mazhoranca do t’i ofrojë opozitës një platformë bashkëpunimi. Rama tha se e vetmja gjë që nuk i ofron dot opozitës është pushteti ndërkohë që të gjitha të tjerat janë të diskutueshme.

“Ne e vetmja gjë që nuk mund t’i ofrojmë Partisë Demokratike dhe simotrës së saj LSI është pushteti. Të tjerat janë të gjitha për diskutim. Nuk kemi asnjë problem. Jemi duke përgatitur një platformë bashkëpunimi që do ta bëjmë publike me fillimin e sezonit të ri parlamentar dhe jemi të gatshëm për çdo propozim të opozitës që nuk na kthen mbrapa, rikthim mbrapa te reforma në drejtësi, rikthim mbrapa te ligjet e reformës në drejtësi, rikthim mbrapa tek ligji vettingut nuk ka për të patur për sa kohë që do të jemi në krye të këtij vendi”, u shpreh Rama gjatë emisionit ‘Përballë’ me gazetarin Lutfi Dervishi.

Të fundit