Flash News

KRYESORE

Rama në takimin e task-forcës: Po përgatitet një aksion i madh, do goditen ‘të fortët’

Rama në takimin e task-forcës: Po përgatitet një aksion i

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë mbledhjes së task-forcës kundër kanabisit, se policia është duke u përgatitur për një aksion të madh kombëtar. Ai ka paralajmëruar goditjen e ‘të fortëve’ dhe sekuestrimin e aseteve që disponojnë.

Rama kërkoi nga drejtuesit e policisë që të goditen efektivët që kanë lidhje me kanabisin dhe ‘feudalët’ në hije që janë kthyer në shqetësim për qetësinë publike.

“Duhet të goditen asetet e kriminelëve. Duhet të pastrojmë Shqipërinë nga ‘të fortët’ dhe lufta në këtë front duhet të përshkallëzohet. Policia po përgatitet për një aksion të madh kombëtar. Duhet të fshijmë nga Shqipëria njollën jeshile të turpit. Kërkoj të goditen elementet brenda policisë së shtetit që janë të lidhur me këtë fenomen. Duhet të goditen edhe ata element brenda policisë që janë të nënshtruar ndaj feudalëve në hije që janë kthyer në shqetësim për qetësinë publike”, u shpreh Rama.

Të fundit