Flash News

KRYESORE

Rama, pas Albert Nikollës, në tentativë për të ‘shpëlarë’ imazhin e Rilindjes, i ofron post pedagogut, por refuzohet

Rama, pas Albert Nikollës, në tentativë për të

Kryeministri Edi Rama së fundmi ka firmosur emërimin e Albert Nikollës, në postin e zëvendës ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i njohur edhe si ish këshilltari i shefit të qeverisë.

Megjithatë, Rama duket se ka kërkuar të kryejë edhe një tjetër emërim në institucionet shtetërore, por është refuzuar.

Politiko.al mëson se bëhet fjalë për pedagogun Edon Qesari, i njohur edhe si ish-këshilltar i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, por e ka refuzuar ofertën e kryeministrit për postin e zëvendës.drejtorin e Përgjithshëm të Postës Shqiptare, pra numri dy i Laert Durajt.

Duke zgjedhur emra të tillë, duket se Rama në këtë vit zgjedhor, po tenton të bëjë një lloj ‘shpërlarje’ të imazhit të rilindjes, e cila vitet e fundit ka ‘prodhuar’ shumë emra të inkriminuar sidomos në rang të pushtetit vendor dhe zgjedhjet e fundit të 2019-ës.

Kujtojmë këtu ish-kreun e bashkisë Vorë, Agim Kajmakun, aktualisht në kërkim, atë të Shkodrës Valdrin Pjetri etj.

Të fundit