Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Rama në Vlorë dhe Fier. ERTV-ja nuk është gjithmonë ‘live’, këtë herë e konkuron një TV lokal
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ishte në jug të vendit. Fillimisht Rama u ndal në qytetin e Vlorës ku zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit në kuadër të ndërtimit të aerportit të Vlorës. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura por mësohet se Rama është interesuar edhe sa i takon kapaciteteve që ofrojnë bizneset dhe operatorët turistik në këtë qytet.
Në mbrëmje, Rama është ndalur edhe në qytetin e Fierit. Në këtë qytet kryeminsitri ka inspektuar zonën ku gjatë ditëve të fundit janë shembur disa objekte për ti hapur rrugë rehabilitimit të lumit Gjanica.
Nuk dihet nëse gjatë këtij turi Rama është ndalur apo jo tek zonat e përmbytura.
ERTV-ja, platforma që transmeton aktivitetet e tij nuk ka publikuar ende asnjë aktivitet të zhvilluar nga Rama sot. Nëse do ta bëj në orët në vijim apo ditët e ardhshme kjo mbetet për tu parë por mesa duket edhe tv-ja e kryeministrit jo gjithmonë transmeton live, siç pretendon kreu i qeverisë.
Video e mëposhtme është publikuar nga Tv Kombi, një televizion lokal në qytetin e Fierit i cili, mesa duket, në këtë rast e ka fituar konkurencën me ERTV-në duke e shfaqur i pari inspektimin e kreut të qeverisë në Fier.