Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Rama në Vlorë, reagon deputetja Meçorapaj: Do fshihet nga qytetarët; frikë nga mëkatet e keqqeverisjes
Deputetja e Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës, Nada Meçorapaj ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Rama për të ‘braktisur’ Tiranën për Vlorën ditën e protestës së opozitës. Sipas saj, vizita e Ramës në qytetin bregdetar ishte e paplanifikuar më parë, në një kohë që pyet se çfarë do u premtoj vlonjatëve.
“Si deputete e Vlorës, vizita e kryeministrit të vendit në qytetin tim do të më gëzonte. Sepse një kryeministër i përgjegjshëm udhëton dhe viziton me një agjendë të caktuar, me një premtim të mbajtur që do t'jua komunikojë zgjedhësve, apo me një premtim të ri, i cili do të besohet më lehtë nëse është realizuar një premtim i mëprashëm.
Të shtunën kryeministri është në Vlorë. Do të bëjë premtime me siguri, por do të jenë të llojit: sa të jem unë dhe Partia Socialiste kjo opozitë nuk vjen në pushtet! Opozita ndërkohë do të jetë në Tiranë për protestën e 16 shkurtit. Kryeministri nuk do të jetë në zyrë, por ai nuk gjendet në zyrë që prej 6 vitesh. Çfarë tjetër e shpjegon keqqeverisjen?! Ai udhëton, shëtit, hap ekspozita dhe bën statuse. Nganjëherë edhe fshihet. Në Vlorë”, shkruan deputetja Meçorapaj.
Opozita do protestojë të shtunën, ku do kërkojë largimin kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Kabineti të jetë i përbërë nga figura të gjithë-pranuara dhe të përgatisë terrenin për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.
Rama i frikësuar nga protesta e opozitës? Të shtunën do largohet 150 kilometra larg Tiranës