Flash News

KRYESORE

Rama: Nga e hëna hapim gjthçka, përveç…

Rama: Nga e hëna hapim gjthçka, përveç…

Në një komunikim live në Facebook, kryeministri Edi Rama u ndal te masat lehtësuese për koronavirusin.

Ai njoftoi se prej të hënës hapen të gjitha, përveç transportit publik e ambjenteve të mbyllura të bareve, restoranteve, palestrave.

Ndër të tjera Rama përsëriti se në këtë fazë sjellja individuale është vendimtare, ndaj tërhoqi vëmendjen e qytetarëve për sjellje korrekte.

“Dua ta bëj këtë komunikim sepse po hapemi sa vjen e më shumë. Edhe ministrja e Shëndetësisë u detyua sot të dalë për të lëshuar një mesazh të shkurtër e të qartë: Numrat po lëvizin sepse rritet ekspozimi. Nëse lëvizja do të vazhdojë kështu do të jetë problem.

Në këtë fazë, sjellja është vendimtare. Nuk është më çështje e taskforcës, por më shumë sesa këto bashkë është çështje e vetëdijes qytetare. Në një situatë kur është patriotizëm të mbrosh shëndetin tënd e të të tjerëve.

Njëri shkruante po bëhet kjo për protestat…Jo, jo. Ne nga e hëna hapim të  gjitha përveç transpotit publik, aktiviteteve sportive e kulturore në mbjedise të mbyllura e argëtuese, nuk do kemi asgjë tjetër të mbyllur. Hiq baret dhe restorantet në mjedise të mbyllura, hiq palestra, qendra sportive teatro kinema e klube nate apo lokale lodrash për fëmijë të mbyllura gjithçka tjetër do jetë e hapur, që do të thotë që ekspozimi do jetë shumë i madh sidomos me baret e restorantet.

Me të drejtë shumëkush nga ju është i shqetësuar për mungesën e transportit publik. Duhet të jetë i vetëdijshëm që nuk e hapim dot transportin publik ende”, tha Rama.

Të fundit