Flash News

KRYESORE

Rama nga Fieri e pranon: Jemi në udhëkryq në luftën ndaj korrupsionit

Rama nga Fieri e pranon: Jemi në udhëkryq në luftën ndaj

Kryeministri Edi Rama, nga Fieri, aty ku nisi konsultimet për buxhetin e vitit 2018-të,  u shpreh se ndodhet në udhëkryq përsa i përket luftës kundër korrupsionit në të gjitha nivelet.

“Jemi në udhëkryq sa i takon luftës kundër korrupsioni në të gjitha nivelet.  Për ne është parësore reforma në drejtësi dhe procesi i vettingut, dhe kjo do të çojë përpara përpjekjen kundër korrupsionit në nivele të larta. Kjo synon të çlirojë njerëzit e zakonshëm nga pesha e madhe e korrupsionit. Është një udhëkryq që për ne është në të njëjtën kohë një sfidë themelore për të kaluar në një fazë tjetër”, u shpreh kryeministri Rama

Rama gjithashtu dikutoi dhe për lehtësimin  e procedurave, në këtë mënyrë do të shmangen dhe burokracitë që ekzistojnë në zyrat e shtetit.

Të fundit