Flash News

KRYESORE

Rama nga Finiqi bën premtim për një aeroport

Rama nga Finiqi bën premtim për një aeroport

Kryeministri Edi Rama në takimin elektoral në Finiq deklaroi se ka ardhur koha që jugu i vendit të ketë një aeroport. Kreu i qeverisë tha se për 4 vite do të ketë nisur puna për ndërtimin e tij.

“Do të ndërtojmë aeroport në Finiq, aeroporti i jugut të Shqipërisë, aeroporti i famshëm i Sarandës, ka ardhur koha. Ne e kemi filluar punën për të identifikuar burimet dhe forcat që do të fillojnë ndërtimin e aeroportit. Nuk dua të jap data dhe afate, por po them që pa asnjë diskutim që për katër vite këtu aeroporti do të ketë nisur nga puna, kantier real.

Besoj që ka ardhur koha që t’ia japim këtë gjë jugut sepse turizmi po zhvillohet dhe kjo zonë ka nevojë për këtë pikë ulje dhe dalje që i mungon. Po ju them që më 30 qershor do të bëhen zgjedhje në të gjithë Shqipërinë”, tha kryeministri.

Gjatë takimit në Finiq, Rama foli edhe për takimin me ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy dhe bashkëshorten e tij Carla Bruni.

"Sot përcolla Sarkozy dhe gruan e tij që dje këndoi në Butrint dhe janë të larguar të mahnitur nga Shqipëria, mes idesë që kishin dhe asaj që panë dhe mrekullive të bregdetit tonë këtu. Ne duhet të bëjmë shumë më tepër punë dhe besoj se Kristaqi e kupton rëndësinë e kësaj gjëje", tha Rama.

Të fundit