Flash News

KRYESORE

Rama, nga “pastrimi” i administratës, tek pastrimi i territorit

Rama, nga “pastrimi” i administratës, tek pastrimi i territorit

Pas “tymit e flakës” që shpërthyeu pas listës së publikuar prej tij, që ka për qëllim që justifikojë spastrimin e administratës që do të nisë në shtator,  kryeministri Rama i është rikthyer pastrimit të territorit. Mëngjesin e sotëm ai ia ka uruar qytetarëve me disa foto nga aksi Qafë Thanë – Pogradec. Në foto, duket një aksion pastrimi në këtë aks rrugor e gjithashtu kreu i qeverisë bën me dije  se Forcat e Armatosura janë çdo ditë në terren për të pastruar çdo centimetër rrugë.

“Mirëmëngjes, dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto foto nga aksioni i pastrimit të aksit Qafë Thanë – Pogradec.

 Pas shpalljes së emergjencës mjedisore, Forcat e Armatosura janë përditë në terren këto ditë të nxehta përgjatë çdo segmet rrugor, kufitar dhe bregdetar ku po pastrohet çdo cm rrugë, për Shqipërinë dhe Turizmin që duam, me mjedis të pastër,” shkruan Rama.

Të fundit