Flash News

KRYESORE

Rama nga Vlora lajmëron shkarkimin e zyrtarëve të lartë

Rama nga Vlora lajmëron shkarkimin e zyrtarëve të lartë

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme, gjatë takimit me krerët e pushtetit lokal në Vlorë, ndër të tjera tha se do të ndryshohen edhe prefektët në 12 qarqe të vendit.

“Do kemi një skuadër të re prefektësh që do mbulojnë territorin e tyre në bashkëveprim me Ministrinë e Brendshme. Një skuadër që të punojë fort se i kemi parë Prefektët në TV vetëm kur ka patur përmbytje”, tha Rama.

“Shumë shpejt do bëjmë publik emrat e prefektëve", përfundoi Kryeministri, duke lajmëruar në këtë mënyrë shkarkimet e radhës.

 

Të fundit