Flash News

KRYESORE

Rama ngacmon Dukën: Fusha është më e mirë këtu, se e kam ndërtuar unë

Rama ngacmon Dukën: Fusha është më e mirë këtu, se

Kryeministri Edi Rama sot i bëri një vizitë stadiumit të ri të kombëtares (dhe me shumë mundësi dy skuadrave të kryeqytetit), "Air Albania Stadium". Numri 1 i qeverisë shqiptare takoi djemtë kuqezi një ditë para ndeshjes me Francën, e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2020.

Mes shumë batutash me lojtarët apo trajnerin Edy Reja, Rama ngacmoi pak edhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Ky i fundit pyeti disa nga futbollistët se si u dukej fusha dhe ata njëzëri u përgjigjën se është e mirë, madje më e mirë se ajo në "Elbasan Arena".

Kaq mjaftoi që Rama t'i drejtohej Dukës: "Natyrisht që është më e mirë, se këtë e kam bërë unë, jo ti". Kjo batutë e shtoi humorin në mes të fushës së stadiumit, aty ku nesër mbrëma do të shijojmë spektaklin e kampionëve të botës dhe, pse jo, edhe të lojtarëve tanë.

Të fundit