Flash News

KRYESORE

Rama ngre grup për zgjedhjet, pjesë e tij dy ministra e Gramoz Ruçi

Rama ngre grup për zgjedhjet, pjesë e tij dy ministra e Gramoz

Partia Socialiste ka mbledhur mëngjesin e sotëm Kryesinë. Mbledhja u drejtua nga kryeministri Edi Rama ndërsa ajo u zhvillua me dyer të mbyllura pa praninë e mediave.

Mësohet se Kryesia ka miratuar ngritjen e një grupi pune, të emërtuar grupi strategjik për zgjedhjet vendore, ndërsa pjesë e tij do të jenë 6 anëtarë.

Grupi strategjik i zgjedhjeve do të drejtohet nga deputetja Blerina Gjylameti, ndërsa anëtarë të tij do të jenë Gramoz Ruçi, Damina Gjiknuri, Ditmir Bushati, Taulant Balla, Blendi Çuçi dhe Erion Veliaj.

Kryesia do të zyrtarizojë edhe datën 7 shtator si ditën kur do të mbahet Asambleja Kombëtare e PS-së. Pritet që vendimet e sotme të Kryesisë ti paraqiten për votim Asamblesë.

Të fundit