Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Rama “ngrin” tarifën në Rrugën e Kombit, reagon Kryemadhi: Është frikacak, do të fitojë kohë
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama sot në parlament se tarifa në Rrugën e Kombit do të tërhiqet deri sa të sqarohet edhe një herë kontrata.
Nga Bradasheshi në Elbasan ku po merr pjesë në protestën e opozitës në kuadër të mosbindjes civile, kryemadhi e ka cilësuar si një taktikë të Ramës për të fituar kohë.
“Si frikacak që është kërkon të fitojë kohë, reflekton me psikologë në parlament dhe për të krijuar apologji për tu takuar me Kukëisn. Është teatri radhës i Ramës, e njoh mirë atë se kur është në hall është bëhet urë dhe kur bëhet i fortë i kthehet arrogancës së tij”, u shpreh Kryemadhi, ndërsa i ka kërkuar prokurorisë që të nisë hetimet për kontratën koncesionare të Rrugës së Kombit , si dhe edhe lirimin 11 protestuesve nga Kukësi, të cilët dje Gjykata e Tiranës i la në “arrest me burg”.
“Duhet të lirojë kuksianët dhe të lirohen nëse është hequr taksa. I bëj thirrje prokurorisë, edhe pse nuk besoj se zelli antikombëtar nuk do ndryshojë të hetojnë kontratën që fshihen vjedhje të mëdha”, u shpreh Kryemadhi.