Flash News

KRYESORE

Rama niset drejt Prishtinës: Sapo dëgjova për hapin e rëndësishëm

Rama niset drejt Prishtinës: Sapo dëgjova për hapin e

Kryeministri Edi Rama është nisur më mëngjesin e sotëm drejt Prishtinës, një ditë para 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Por, një tjetër lajm i mirë vjen dhe për kufijtë me Malin e Zi. Kryeministri i Kosovës konfirmoi sot lajmin për arritjen e marrëveshjes për korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi.“Në këtë jubile të Pavarësisë së Kosovës, jam i lumtur që sot u arrit aneks-marrëveshja per ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi. Sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen”, ka shkruar Haradinaj.

Rama, i lumtur për arritjen e marrëveshjes shkruan, “ Rrugës për Prishtinë ku sapo dëgjova për hapin e rëndësishëm drejt finalizimit të demarkacionit me Malin e Zi!Uroj të mbyllet sa më parë”.

Të fundit